Telegrafi

Trajneri i ri i Feronikelit, Vukiqeviq bën homazhe te varri i legjendës Fadil Vokrri

Trajneri i ri i Feronikelit, Dejan Vukiqeviq, ka filluar ditën e tij të parë të punës në klubin e ri duke bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar e edhe më gjerë, Fadil Vokrri.

Malazezi Vukicevic ishte i shoqëruar me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, presidentin e KF Feronikelit, Naser Ramaj, si dhe Drejtorin Teknik të klubit, Malsor Gjonbalajn.

Mëngjesin e së mërkurës, trajneri malazez e filloi me konferencën për shtyp, të parën në krye të shtabit teknik të KF Feronikelit.

Më pas ai shkoi për të treguar respektin e tij për ish futbollistin dhe ish Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.

Vukicevic sikurse Vokrri ka luajtur për Partizanin e Beogradit.

Trajneri malazez do të udhëheq kampionin aktual në edicionin e ri që po vjen. /Telegrafi/