Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Renato Sanches nga Lille.
Sanches ishte njëri nga objektivat kryesor të verës për Milanin, por kampioni francez ishte më i shpejt dhe më konkret për të mbyllur marrëveshjen.
Pas shumë javëve diskutime, si duket ka ardhur edhe marrëveshja mes dy klubeve franceze për transferimin e Sanchesit.
Është vet trajneri Galtier, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë.
“Ne donim të nënshkruanim me një lojtar të mirë si Renato Sanches, i cili është një talent i madh që e njeh mirë Ligue 1”, ka thënë trajneri i PSG-së.
Renato thuhet se do të nënshkruajë kontratën sot, pasi testet mjekësore kanë përfunduar me sukses gjatë ditës së mërkurë. /Telegrafi/