Site icon Telegrafi

Trajneri i Prishtinës, Ramadani: Ndeshjen derbi e fituam me plot meritë

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka thënë se dy javët që i kishin pauzë, ia kanë mundësuar skuadrës të punojë dhe frytet po vijnë.

Prishtina mposhti si mysafirë Feronikelin me rezultat 2-1, në një ndeshje të fortë.

‘Timonieri’ i Prishtinës, ka lavdëruar futbollistët e tij, duke thënë se e dhanë maksimumin dhe se kjo fitore rrit vetëbesimin.

“Ishte derbi, si para dhe gjatë ndeshjes. Dy ekipet dhanë maksimumin”.

“I uroj futbollistët për fitoren e cila gjithsesi ishte shumë e mundimshme, mirëpo tre pikë shumë të rëndësishme për rritjen e vetëbesimit në ekip dhe për ta vërtetuar që ato dy javë që i patëm pauzë, kemi punuar dhe kemi përmirësuar shumë gjë”.

Lexo po ashtu Përfundon drama në Drenas: Prishtina fitoi në frymën e fundit ndaj Feronikelit

“Secili nga futbollistët sot dha maksimumin dhe tani me këmbë në tokë të marrim ndeshjen e radhës në fundjavë (Gjilanin)”, ka thënë Ramadani.

Prishtina të dielën luan në shtëpi ndaj Gjilanit. /Telegrafi/

Exit mobile version