Site icon Telegrafi

Trajneri i Prishtinës përgëzon Malishevën për lojën e shfaqur: Morëm më tepër se që merituam

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani e ka përgëzuar Malishevën për lojën e treguar, në ndeshjen e xhiros së parë që përfundoi 1-1 në Supelrigën e Kosovës.

Malishevasit debutuan në elitën e futbollit kosovar, duke i marrë një pikë kampionit në fuqi.

Strategu i bardhëekaltërve ka përgëzuar Malishevën që ishte nikoqir në këtë takim, pasi sipas tij shfaq lojë të bukur.

Lexo po ashtu Debutim fantastik për Malishevën në Superligën e Kosovës: Merr një pikë në shtëpi ndaj kampionit në fuqi, Prishtinës

“Përgëzoj Malishevën për lojën e treguar. Ne e fituam këtë pikë dhe jo Malisheva, pasi ata ishin deri në fund të ndeshjes në avantazh”, ka thënë Ramadani në një intervistë për ArtSport.

“Malisheva pati paraqitje të mirë kurse te ne nuk funksionoi mirë mesfusha. Morëm me tepër se që merituam, ndoshta një pikë shumë të madhe që ndoshta nuk e merituam”.

“Kishim iniciativë, por ajo nuk ishte aspak e rrezikshme” shtoi më tej trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version