Site icon Telegrafi

Trajneri i Prishtinës, Ibrakovic: E dinim që do të ishte e vështirë, fitorja e rëndësishme

Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakovic e ka vlerësuar si të vështirë fitoren ndaj skuadrës së Feronikelit.

Në kryeqytet, Prishtina ka triumfuar pastër ndaj Feronikelit me rezultatin 2-0.

Trajneri boshnjak ka thënë se ka parashikuar që ndaj Nilit nuk do të jetë aspak lehtë, por në fund i është gëzuar tre pikëve të para në futbollin e Kosovës.

“Ishte një fitore e vështirë, ashtu siç e kemi parashikuar, pasi Feronikeli u mbyll para portës mirë dhe na detyroi që gjatë tërë pjesës së parë ta kërkojmë golin”.

“Arritëm të shënojmë dy gola në pjesën e dytë dhe të sigurojmë fitoren që është e rëndësishme”.

“Po punojmë që ekipi të përmirësohet edhe më shumë dhe besoj që do të jemi më të mirë”, ka thënë Ibrakovic. /Telegrafi/

Exit mobile version