Sigal Prishtina ka pësuar humbje kundër Bashkimit në kuadër të Ligës Ballkanike.
Jeronimo Sarin, trajneri i skuadrës prishtinase, ka arsyetuar humbjen duke thënë se faktor kryesor i humbjes ka qenë lodhja.
“Ne kemi luajtur ndeshje 48 orë pasi që përfunduam ndeshjen e kaluar dhe nuk u këndellëm as fizikisht e as mentalisht. Bashkimi e meritoi fitoren”, ka thënë Sarin për faqen zyrtare të BIBL sot.
Sigal Prishtina në dy ndeshjet e Grupit A të zhvilluara, ka dy humbje të regjistruara. Dueli i radhës për bardhekaltërit është pasnesër kundër Kumanovës. /Telegrafi/