Telegrafi

Trajneri i Portugalisë, Santos këmbëngul se marrëdhënia e tij me Ronaldon është e fortë

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, këmbëngul se marrëdhënia e tij me sulmuesin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, mbetet solide.

Kishte pretendime se dyshja kishin kryqëzuar fjalë në fund të humbjes së Portugalisë ndaj Serbisë në kualifikimet e Kupës së Botës në fillim të kësaj jave.

Megjithatë, kjo gjë që atëherë është hedhur poshtë dhe Santos ka thënë se nuk ka asnjë çështje me Ronaldon dhe se sulmuesi ishte duke diskutuar me një lojtar serb.

Lexo po ashtu Portugalia nuk u kualifikua direkt për në "Katar 2022" - Ronaldo shpërtheu në lot

“Ne kemi besim total. Para dhe pas, besim total”, ka thënë fillimisht Santos.

“Nuk ka kuptim. Kur mbaroi ndeshja, zhgënjimi ishte brutal për lojtarët dhe stafin. Lojtarët ishin në tokë.

“Unë shkova në fushë për të mbështetur dhe ngushëlluar lojtarët”.

“Ai [Ronaldo] po i thoshte një lojtari të Serbisë: ‘Nuk do të qeshje nëse nuk do të anulohej goli që shënova atje’”, përfundoi trajneri i Portugalisë. /Telegrafi/