Telegrafi

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos zbulon ‘qëllimin më të madh në karrierë’ të Ronaldos

Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk do të mendojë për synime individuale dhe qëllimi i tij më i madh është të fitojë Kupën e Botës me ekipin e tij kombëtar.

Portugalia do të përballet me Azerbajxhanin në Torino javën e ardhshme, dhe ekipi do të stërvitet në qendrën e trajnimit të Juventusit.

“Unë jam i sigurt që Cristiano është tepër i motivuar, jo vetëm sepse ai shënoi gola”, ka thënë fillimisht Fernando Santos për A Bola.

Lexo po ashtu Ronaldo akoma i uritur për suksese: Nuk mund të ndalem së kërkuari më shumë

36-vjeçari shënoi një het-trik kundër Cagliarit javën e kaluar. Ai ka 23 gola në po aq ndeshje të Serie A deri më tani këtë sezon.

“Cristiano ka një motiv shtesë kur përfaqëson Kombëtaren. Jam i sigurt se ai do të vijë me të njëjtën ambicie, duke mos menduar për qëllimet personale, por duke u përqendruar në ato të ekipit kombëtar”.

Lexo po ashtu Drejtori i Real Madridit, Butragueno refuzon të flas për kthimin e Cristiano Ronaldos

“Unë e di se ai ka një ëndërr të madhe të marrë pjesë në këtë objektiv, i cili është të luajë në Kupën e Botës dhe të jetë në gjendje ta fitojë atë. Ky është objektivi kryesor”, përfundoi trajneri i Portugalisë.

Ndërkohë, spekulimet për të ardhmen e Ronaldos vazhdojnë, me drejtorin e Real Madridit, Emilio Butragueno, i cili refuzoi të përjashtonte një rikthim të sulmuesit në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/