Site icon Telegrafi

Trajneri i Palmeiras u përjashtua në mes të lojës për shkak të gjestit të turpshëm – ndërhyri edhe VAR-i

Trajneri i Palmeiras, Abel Ferreira është përjashtuar në ndeshjen e fundit të ekipit të tij, pas një gjesti të turpshëm drejtuar gjyqtarit kryesor.

Palmeiras dhe Flamengo janë përballur me njëri-tjetrin në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16 të Kupës së Brazilit.

Abel Ferreira, trajneri i skuadrës vendase, i është përgjigjur emocionalisht një prej episodeve gjatë përplasjes.

Trajneri i kapi gjenitalet e tij pas vendimit të gabuar të gjyqtarit, por në fillim gjyqtari kryesor nuk e vuri re gjestin e tij në minutën e 37-të.

 

Por, më pas ndihmësit e tij i rekomanduan të shikonte episodin në monitorin e VAR-it për të pasur më të qartë vendimin.

Pas shikimit të ripërsëritjes, gjyqtari nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përjashtonte Ferreiran me fjalën ‘karton i kuq për gjest të turpshëm të dorës’.

Edhe pa trajnerin, Palmeiras arriti të mposht kundërshtarin me rezultat 1-0, por nuk mjaftoi për të kaluar në fazën tjetër. Në ndeshjen e parë ata humbën 2-0. /Telegrafi/

Exit mobile version