Ka kaluar më shumë se një muaj, kur në Kosovë u pezulluan të gjitha aktivitet sportive dhe kjo gjë ka ndikuar negativisht tek sportistët, të cilët janë duke u munduar ta mbajnë formën e tyre me ushtrime në kushte shtëpie.
Pikërisht për këtë gjë ka reaguar edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Driton Kuka i cili përmes një njoftimi në “Facebook”, është shprehur se sportistët nuk duhet të marrin modele të stërvitjeve që tani më janë bë trend në rrjete sociale e që shumica janë pa asnjë cak e përfitim.
“Sugjerim për sportist dhe trajner gjatë situatës së krijuar! Në mungesë të hulumtimeve shkencore në Kosovë për stërvitjet e sportistëve, gjatë kësaj situate të krijuar po ju sugjeroj që stërvitjet duhet planifikuar asisoj që të ruhet imuniteti i çdo sportisti në rast të infektimit eventual!”.
“Normalisht që duhet pas informata për imunitetin e secilit sportist e mandej të ndërtohet programi stërvitor”.
“Mos merrni modele të stërvitjeve që tani më janë ba trend në rrjete sociale e që shumica janë pa asnjë cak e përfitim”.
“Stërvitje po patjetër por me intensitet që nuk rrënohet sistemi imunitar i secilit sportist”, ka shkruar trajneri i njohur.