Site icon Telegrafi

Trajneri Matjaz Kek përmbushi një premtim të pazakontë pas suksesit më të madh të Sllovenisë

Trajneri i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek shtroi drekën për 21 gazetarë nga vendi që udhëtuan drejt Gjermanisë për të pasqyruar ekipin, duke përmbushur premtimin që kishte bërë para fillimit të Euro 2024.

Para fillimit të Kampionatit Evropian, Kek ka vënë bast me gazetarët dhe ka premtuar se do të shërbejë drekën në rast se Sllovenia do të kalojë në fazën e 1/8-tës dhe kështu ka ndodhur.

Në motin e duhur të verës, ai solli me mjeshtëri disa porcione makarona me pulë dhe perime në kopshtin e hotelit të përfaqësueses.

 

“Për mua? Pikërisht njësoj si ato që hanë lojtarët. Mos mendoni se është diçka e veçantë. Vetëm shërbimi është i veçantë, një bast është një bast. Më vjen mirë që e humba, por nuk do të vë bast në të ardhmen”, ka thënë me shaka trajneri i Sllovenisë.

Ndryshe, Sllovenia do të luajë kundër Portugalisë të hënën në orën 21:00, në një ndeshje që pritet të zhvillohet në Frankfurt.

Paraprakisht, në grup kanë arritur tre barazime ndaj Danimarkës (1-1), Serbisë (1:1) dhe Anglisë (0-0), që mjaftoi për të kaluar tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version