Telegrafi

Trajneri i Marokut tregon se çfarë duhet të ndodhë me Ziyech dhe Amrabat – pas Kampionatit Botëror

Trajneri i Marokut, Walid Regragui, ka paralajmëruar Fiorentinën se Sofyan Amrabat dëshiron të largohet.

Një Botëror i shkëlqyer nga mesfushori, ka tërhequr interesim nga Tottenhami dhe Liverpooli, që duan ta marrin që nga janari.

“Me gjithë respektin për Fiorentinën, Amrabat duhet të luajë për një nga 10 klubet më të mira në botë”, deklaroi ai për televizionin maroken, Arryadia.

“Amallah dhe Ounahi me siguri do të gjejnë klube më të mira dhe e njëjta gjë vlen edhe për Ziyech, i cili dëshmoi se çfarë mund të bëjë”.

“Ai duhet të jetë titullar në Chelsea, kjo aq që diskutohet. Por, vendimet te klubi i Londrës i merr dikush tjetër (Graham Potter)”, ka vazhduar Regragui. /Telegrafi/