Site icon Telegrafi

Trajneri Marcel Daum: Havertz ka elegancën e Zidanes

Ndihmës-trajneri i Bayern Leverkusenit, Marcel Daum ka thënë se ylli gjerman, Kai Havertz “ka elegancën” e legjendës së Real Madridit, Zinedine Zidane.

Havertz ka shijuar një ngritje të madhe në Bundesligë gjatë sezoneve të fundit, duke tërhequr vëmendjen nga një mori klubesh të mëdha evropiane.

20-vjeçari ka 15 gola dhe tetë asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Leverkusenin dhe raportohet se po vlerësohet 100 milionë euro tashmë.

Real Madridi, Bayern Munichu, Manchester Unitedi dhe Liverpooli kanë qenë të lidhur me Havertz në muajt e fundit dhe janë gati të provojnë transferimin e tij.

Lexo po ashtu Havertz vendos rekord në Bundesligë – starti frikshëm i tij pas rikthimit të futbollit

Daum ka qenë dëshmitar i aftësive së reprezentuesit të Gjermanisë dhe sheh ngjashmëri midis Havertz dhe Zidane, i cili fitoi gjithçka si lojtarë me ekipe dhe kombëtaren e Francës, ndërsa po kor suksese të mëdha edhe si trajner.

“Të gjithë pyesin për Kai Havertz. Nëse e shihni atë duke luajtur, kjo ju tregon gjithçka”, ka thënë fillimisht Daum për talkSport.

“Për mua, ai ka elegancën e Zidanes. Nëse e shihni lëvizjen e tij, ai është shumë elegant, është gjithmonë i qetë, ka aftësi të madhe pasimi”.

“Ajo që shumë njerëz nuk e shohin, sepse ne e shikojmë atë çdo ditë, është se ai është shumë shpejt. Ky është një bonus i madh”.

Lexo po ashtu Berbatov: Nuk është befasi që Liverpooli e dëshiron Havertzin

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm; ai është duke shënuar gola, ai është i shkëlqyeshëm në ajër dhe është shumë shpejt. Varet nga ai se sa larg mund të shkojë”.

“Nuk mund të them se ai do të jetë lojtari më i mirë gjerman ndonjëherë, por ai ka talentin dhe nuk ka kufij. Ai po shfaq shenja të Zidane”, përfundoi Daum. /Telegrafi/

Exit mobile version