Kombëtarja shqiptare ndeshet me Maqedoninë në Shkodër, teksa trajneri Igor Angelovski pret të marrë një rezultat pozitiv në këtë takim.
Trajneri i Maqedonisë, Igor Angelovski në prag të kësaj sfide me kuqezinjtë për eliminatoret e Botërorit të vitit 2018, nuk ka ngurruar të vlerësojë skuadrën tonë përfaqësuese.
Megjithatë, Angelovski beson tek futbollistët e tij të grumbulluar dhe pret rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.
“Ky është fillimi i një cikli të ri kualifikuesesh. Do të luajmë ndaj një kundërshtari që është në përmirësim të vazhdueshëm. Duhet të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv”, tha Angelovski.
“Nuk kemi probleme me dëmtimet, do të jemi gati për këtë ndeshje. I kemi bërë zgjedhjet në skuadër në bazë të cilësive të futbollistëve. Kam një besim të verbër tek lojtarët që kam grumbulluar”, përfundoi trajneri i Maqedonisë. /Telegrafi/