Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag nuk do të marrë në konsideratë ofertat për Anthony Martial këtë afat kalimtar të verës.
Martial u kthye në United këtë verë, pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar në Sevilla.
Të gjitha lajmet gjatë verës flitnin se sulmuesi francez do të huazohet përsëri apo të shitet përfundimisht nga Old Trafford.
Sipas The Mirror, Unitedi ishte i hapur që Martial të largohej ose të dilte sërish në huazim përpara mbylljes së afatit të transferimeve më 1 shtatori.
Megjithatë, Ten Hag e ka bllokuar këtë pasi e ka parë atë të luajë gjatë javëve të fundit.
Ten Hag ka mbetur i impresionuar nga Martial në përgatitjet dhe ndeshjet parasezonale dhe ka vendosur që ai nuk është në shitje.
Me të ardhmen e Ronaldos të pasigurt, pasi lojtari bëri të ditur se ishte i hapur për një largim këtë verë, Ten Hag mendon se nuk mund ta lejojë të largohet Martial. /Telegrafi/