Përfaqësuesja e Kosovë do të luaj ndeshjen e rëndësishme për Kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Dardanët do të përballen me Malin e Zi më 14 tetor në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
E për këtë sfidë të rëndësishme ka folur edhe përzgjedhësi i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic.
Boshnjaku e ka vlerësuar lartë Kosovën, duke thënë se janë favoritë për të shkuar në Kampionatin Evropian.
“Për momentin Kosova është favorite në garën për vendin e dytë dhe ka gjasa reale që të kualifikohet direkt në kampionat evropian, përmes këtyre kualifikimeve. Kosova ka ekip me përvojë ndërkombëtare. Të gjithë futbollistët e saj luajnë në Evropë dhe shumë prej tyre janë të rëndësishëm në ekipet e tyre”, ka thënë Hadzibegic për gazetën Koha Ditore.
Tutje tekniku 61-vjeçar ka thënë se Kosova për nga niveli mund të jetë e përafërt me Gjermaninë dhe Brazilin.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e lojtarëve të Kosovës në klubet e tyre, klubet ku luajnë ata, atëherë Kosova për nga niveli mund të jetë afër me Gjermaninë apo Brazilin”, është shprehur trajneri i Malit të Zi. /Telegrafi/