Malisheva pësoi humbje 3-2 në udhëtim te Ballkani në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes, trajneri Senad Alirifa ka thënë se disa gabime në mbrojtje u kushtuan me tri pikë.
“Realisht, ndaj Ballkanit duhet të marrësh masa në fazën defensive”, ka thënë fillimisht ai për ArtSport.
“Sot luajtëm 3-5-2 që të mbrohemi më mirë dhe të dalim në kundër-zbritje. Në minutat e para ishim mirë me atë që deshëm të bëjmë”.
“Pas golit të parë u zmbrapsëm, drastikisht ishim shumë të kthyer në mbrojtje. Kjo ndikoi te gabimet në aspektin defensiv, krijuam disa faulle pa nevojë”.
“Koncentrimi jonë në stërvitje ishte nga ndërprerjet. Dhe në mbrojtje u shfaqën defektet. Ne duhet të përmirësohemi dhe ta rrisim nivelin e lojës”.
“Malisheva duhet të përmirësohet në mbrojtje. Në pjesën e dytë humbëm shumë por edhe i lejuam kundërshtarit shumë lojë”, ka shtuar më tej Alirifa. /Telegrafi/