Site icon Telegrafi

Trajneri i Malishevës, Thaqi akuza për gjykimin: Genc Nuza ka qenë shumë i dobët në dy ndeshje

Malisheva dhe Gjilani janë ndarë baras 1-1 në xhiron e tetë në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Arsim Thaqi ka pasur disa vërejtje për gjyqtarin Genc Nuza.

“Unë mendoj se në pjesën e dytë e merituam fitoren. Ishte të vetëdijshëm se kë kishim kundër, një ekip që nuk i duhet shumë për të dënuar”.

“Jemi një ekip i papërvojë, jemi duke punuar çdo herë e më shumë. Nuk dua ta komentoj punën e gjyqtarit, që realisht e them se dy ndeshje që ka gjykuar ai në këtë sezon ka qenë shumë i dobët”.

“Normal që jemi të kënaqur me skuadrën, por normalisht ekipet e këtij lloji sikurse ne dënohen nga gjyqtarët, por sido që të jetë dikush tjetër i vlerëson. E ardhmja e Malishevës do të jetë shumë e ndritur”, ka thënë Thaqi pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version