Trajneri i Olympique Lyon, Bruno Genesio, është gati të humbasë shërbimet e Nabil Fekirit.
Liverpooli vazhdon të mbetet i lidhur me sulmuesin e krahut pavarësisht formës së dobët që po tregon me kombëtaren franceze në kampionatin botëror.
Strategu pranon se kapiteni i tyre është i lirë të largohet nëse një “klub i madh” dëshiron ta transferon.
Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, Genesio citohet të ketë thënë se “Nëse do të vjen një ofertë prej Liverpoolit, Nabil me siguri se do të largohet nëse arrihet marrëveshja mes dy klubeve”.
“Unë jam duke punuar nën supozimin se Fekir do të qëndrojë me ne. Në ditët në vazhdim mund të dihet e ardhmja e lojtarit. Presidenti i ka ofruar mundësinë për t’u larguar, ne do të shohim pas Kupës Botërore, nëse Nabil do të mbetet këtu, kjo e bën punën time më të lehtë”.
“Unë do të isha i lumtur që ta kem nën urdhra. Mendoj se ai po shqyrton dy mundësi: të qëndrojë për të luajtur me ne në Ligën e Kampionëve ose për të largohet që t’i bashkohet një klub më të madh. Do të kisha dashur që të luaj më shumë për Francën. Ka akoma kohë, shpresoj që tre ndeshjet e ardhshme të luajë me ekipin kombëtar francez”, tha Fekir.
Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani ka pasur 115 paraqitje për Lyonin gjersa ka shënuar 45 gola. /Telegrafi/