Site icon Telegrafi

Trajneri i Lyon, Genesio: Ndombele mund të bëhet Pogba i ri i Juventusit

HUDDERSFIELD, ENGLAND - JULY 25: Tanguy Ndombele of Olympique Lyonnais looks on during a pre-season friendly match between Huddersfield Town and Olympique Lyonnais at John Smith's Stadium on July 25, 2018 in Huddersfield, England. (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)

Trajneri i Lyon, Bruno Genesio, e ka pranuar se mund ta shohë Tanguy Ndombele te Juventusi si ‘Paul Pogba i ri’. 

Prej largimit të Pogbas në sytë e tifozëve të Juventusit ka mbetur zbraztësi,  ndërsa Ndombele mbetet i lidhur me Bianconerët në muajt e fundit .

“Ai është i fortë fizikisht dhe, mbi të gjitha, teknikisht”.

Tanguy NDombele. (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)

“Tanguy, me prekjen e tij të parë, mund të kalojë tre lojtarë dhe kur ai fillon të vrapojë, është e vështirë ta ndalosh atë”.

Lexo po ashtu Juventusi dhe Interi udhëheqin garën për Ndombelen

“Ai është i saktë në hapat që merr. Ai driblon mirë dhe është inteligjent. Nuk më pëlqejnë krahasimet, por Ndombele mund të jetë një Pogba i ri”.

“Tanguy mund të luajë kudo nëpër mesfushë. Ai gjithashtu ka filluar të shënojë edhe gola, por në të ardhmen pres që ai të përmirësohet në këtë drejtim”.

Bruno Genesio, traner i Olympique Lyon. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

“Ai duhet të bëhet një mesfushor që shënon 8-10 gola në sezon. Tanguy do të bëhet një mesfushor i denjë për një klub të madh, kështu që nuk do të isha i befasuar ta shihja atë në Juventus në të ardhmen”, deklaroi Genesio.

Dyshja e mesfushës së Lyon, Ndombele dhe Anuar, kanë tërhequr vëmejndjen e shumë klubeve. /Telegrafi/  

Exit mobile version