Telegrafi

Trajneri i Luksemburgut u largua nga fusha pasi Portugalia shënoi golin e tetë

Portugalia mposhti Luksemburgun me rezultat të thellë 9:0 dhe turpi që pësuan e ilustron më së miri lëvizja e trajnerit të vizitorëve, Luc Holtz.

Kombëtarja iberike arriti fitoren më të madhe në histori pasi Goncalo Inacio, Goncalo Ramos dhe Diogo Jota shënuan nga dy herë dhe Ricardo Horta, Bruno Fernandes dhe Joao Felix shtuan nga një.

Megjithatë, pasi shënuan për 8:0, trajneri i Luksemburgut, 54-vjeçari Luc Holtz u largua nga bankina dhe shkoi në dhomën e zhveshjes, një lëvizje që nuk shihet në fushat e futbollit.

“Nuk ka shumë fjalë që mund të thuash. Ndihem i mërzitur, i zhgënjyer, është një ndjenjë e tmerrshme, një ndjenjë negative, sepse nuk ishim mjaftueshëm të mirë”, ka thënë fillimisht Holtz.

“Asgjë nuk funksionoi, teknikisht, me nxitim, në të gjitha segmentet e lojës nuk ishim mire fare. Ka një zhgënjim të madh. Kjo na ka ndodhur para disa vitesh, ka pasur dite të frikshme, por nuk duam të humbim rrugën”.

 

“Qëllimi ynë rruga, është e qarte. Duhet të mbajmë kokën lartë dhe ta kapërcejmë këtë, siç kemi bërë në të kaluarën”, përfundoi trajneri i Luksemburgut.

Rekordi i mëparshëm i Portugalisë ishte një fitore 8-0, të cilën ata e arritën tre herë – dy herë kundër Lihtenshtajnit (1994 dhe 1999) dhe një herë kundër Kuvajtit (2003). /Telegrafi/