Telegrafi

Trajneri i Lille, Galtier: Bayern Munichu më i mirë se Arsenali për Pepen

Christophe Galtier e ka pranuar se është i befasuar nga vendimi i sulmuesit Nicolas Pepe për t’u bashkuar me Arsenalin.

Është konfirmuar tashmë nga presidenti i Lille, Gerard Lopez se Pepe do të bashkohet me Topçinjtë për 80 milionë euro.

Megjithatë, ky vendim i sulmuesit të talentuar e ka befasuar trajneri i Lille, Galtier, i cili mendon se Bayerni është më i mirë për të.

Lexo po ashtu Nicolas Pepe fotografohet në qendrën e Arsenalit, gati transferimi 80 milionë euro

“Unë mendova për Bayernin sepse e dija se kishte një vend, pasi Ribery dhe Robben janë larguar.  E pashë mirë në këtë kampionat, por hej, me sa duket, ai zgjodhi Arsenalin”, ka thënë fillimisht Galtier.

Galtier duke dhënë instruksione për Pepen

“Jam shumë e lumtur pasi ne kemi qenë në gjendje ta mbajmë atë për të dy afatet e kaluara të transferimeve, si në afatin e verës ashtu edhe atë të dimrit”.

“Është gjithçka për nder të presidentit tonë pasi kishte pasur sulme shumë të forta rreth Nicolasit”.

Lexo po ashtu Pepe mbërrin në Londër, zyrtarizimi te Arsenali çështje orësh – Xhaka e pret me një ‘like’ në Instagram

“Ai dëshironte të bënte një sezon të plotë, ai tregoi se çfarë mund të bënte në shtëpi, në Ligue 1”.

“Atje, ai me siguri do të jetë në kampionatin që është më i vështiri, më intensivi, më ritmiku. Ai nuk do të ketë fatin të zbulojë lumturinë e Ligës së Kampionëve”, përfundoi trajneri i Lille. /Telegrafi/