Trajneri i Letonisë, Aleksandrs Starkovs, ka folur pas humbjes nga Kosova në miqësoren ndërkombëtare.
Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar në fund ndaj Kombëtares së Letonisë me rezultat 4-3 në miqësoren ndërkombëtare.
Takimi i zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ka dhuruar shumë emocion dhe spektakël.
Pas ndeshjen ka folur edhe trajneri i mysafirëve, i cili e përgëzoi Kosovën për ndeshjen e bërë.
Starkovs lavdëroi edhe dy lojtarët e Kosovës, Valon Berisha dhe Besar Halimi.
“Luajtëm mirë ashtu si edhe Kosova, në fund triumfuan ata dhe besoj që ndikoi tereni i tyre vendas”, ka thënë fillimisht Starkovs pas ndeshjes.
“Nuk jam i kënaqur me punën që bëmë në mbrojtje, ndërsa sulmi mendoi se funksionoi më mirë”.
“Ata luajtën mirë dhe fortë në sulm. Lojtarët e Kosovës me numër 14 dhe numri 8 më kanë pëlqyer më të vërtetë shumë”, përfundoi trajneri i Letonisë. /Telegrafi/