Telegrafi

Trajneri i Las Palmas, Mel: Real Madridit ia propozova Pedrin, por Barcelona ishte më e guximshme

Trajneri i skuadrës spanjolle Las Palmas, Pepe Mel ka thënë se drejtorët e Barcelonës meritojnë merita për suksesin e Pedrit, pasi besuan në aftësitë e tij.

17-vjeçari shënoi gol në fitoren e kësaj jave në Ligën e Kampionëve ndaj Ferencvaros.

Mel punoi me Pedrin në Las Palmas dhe pranon se ai e informoi Real Madridin në lidhje me talentin që po vinte përmes sistemit të tyre.

Lexo po ashtu Bëri histori në Ligën e Kampionëve: Pedri i Barcelonës, erdhi dhe u largua me taksi nga Camp Nou

“Ai është një talent natyror. Ai bëri debutimin e tij me mua kur ishte vetëm 16 vjeç në Segunda Division, nëse e lini të argëtohet, ai do të rritet gjithnjë e më shumë i rrethuar nga ajo kast yjesh. Jam i sigurt se ai do të rritet më shumë”, ka thënë fillimisht Mel për El Transistor.

“Një vit më parë ishte 70 vjetori i UD Las Palmas, dhe Real Madridi, i cili është një klub i shkëlqyeshëm, dërgoi njerëz këtu dhe ne ishim në atë moment, një klub që kishte nevojë për para”.

Lexo po ashtu Fati, Camavinga, Bellingham: Top dhjetë talentët që duhet ndjekur në këtë edicion të Ligës së Kampionëve

“Ky fëmijë do të shënojë një epokë në 10 vitet e ardhshme në futbollin evropian, dhe unë u thashë atyre që ta shikonin, por unë nuk mora vendime për askënd, vetëm u ndjeva i detyruar ta thosha për djaloshin dhe për vetë UD Las Palmas sepse ne kishim nevojë për para”.

“Më e guximshme ishte Barça dhe ata janë ata që do ta shijojnë atë”, përfundoi trajneri i klubit spanjoll. /Telegrafi/