Hasan Riza Gunay i cili në të kaluarën ka punuar si roje nëpër lokale të ndryshme, ka vendosur që të bëhet “trajner kundër stresit”.
Në fakt ai i lejon njerëzit ta godasin sa herë që ata ndihen se janë nervoz. E në këtë mënyrë u ndihmon ta çlirojnë stresin e akumuluar, transmeton Telegrafi.
“Në baza ditore mund të punojë maksimalisht me katër persona. Punoj nëpër shtëpi, zyra e palestra. Klientëve u jap dorezat e boksit, e unë mbajë helmetë mbrojtëse. Në fotografi me godet një grua e cila mësoi se partneri po e tradhtonte. Megjithatë mundohem të mos jem në lëkurën e klientëve. Nuk më lëndojnë fjalët e rënda që i thonë gjatë goditjeve”, tha Gunay për Anadolu Agency.
Ideja për t’u marrë më këtë punë i erdhi në vitin 2010 derisa po jetonte në Britani të Madhe. Instituti turk për patentim i ndau në vitin 2021 një certifikatë, pasi që zyrtarisht mori titullin e “trenerit kundër stresit”.
Goditjet gjithashtu ndihmojnë njerëzit që luftojmë me sulmet e panikut, depresioni dhe sëmundjet e tjera mendore. Ushtrimet zakonisht te ai zgjasin nga 10 deri në 15 minuta.
“Njerëzit janë kureshtar, duan të dinë se çfarë njeriu jam në fakt. E di që klientët duan t’i kënaq egoja. Megjithatë, zgjedh klientët dhe nuk sfidohem nga çfarëdo provokimi. Punoj sipas vlerësimit tim”, ka shtuar turku.
Klientët para se të fillojnë me goditjet nënshkruajnë një dokument në të cilin pretendojnë se po e bëjnë vullnetarisht. Gunay për shkak të përgatitjeve fizike ha nga dy shujta në ditë dhe kujdeset për linjat trupore. Madje ka pranuar se gratë kanë më shumë ngarkesa dhe se 70 për qind e klientëve të tij janë gratë. /Telegrafi/