Site icon Telegrafi

Trajneri serb i hendbollit: Kosovën e kemi humbur, na lejoni të merremi me sport

Qeveria e Serbisë ka penguar të zhvilloj ndeshjes mes hendbollisteve të grupmoshave të reja të Kosovës dhe Serbisë në Kovilovo, e cila është dashur të mbahet “prapa dyerve të mbyllura”, pa praninë e mediave dhe tifozëve, stemën, flamurin dhe himnin kombëtar.

Tifozët serbë janë revoltuar një natë para lojës në Kovilovo dhe takimi është vlerësuar i rrezikshmërisë së lartë të sigurisë dhe kjo ka bërë që të anulohet takimi i planifikuar të zhvillohet në ora 16:00.

Lexo po ashtu Sekretari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Gjinovci: Situata e sigurisë është e mirë, fitojmë me rezultat zyrtar

Kjo na kujton deklaratën e trajnerit legjendar të hendbollit serb, Veselin Vujoviq, i cili dy vjet më parë kishte përmendur mundësinë që një ditë të ballafaqohen Serbia dhe Kosova.

“Edhe pse e njihnin ligën e hendbollit të Kosovës, kam dashur ta pushtoj atë me një ekip serb. Unë i thashë: Më jepni një ekip në Mitrovicë për të fituar kampionatin e Kosovës”, kishte pohuar para dy vjetëve Vujoviq.

Ndryshe nga shumë, ai nuk e sheh më problem që të ballafaqohet me Kosovën, të cilën e njeh si shtet të pavarur.

“Është e njëjta gjë edhe tani. Le të merremi me sport. Unë nuk e di nëse do ta ketë rrahje dhe gjak. Duhet të dalim, të fitojmë, të tregojmë se jemi më të mirë dhe jeta të vazhdoj. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ne e kemi humbur Kosovën”.

“Nuk mbrohet Kosova nga një kafene e Çaçakut me këngët ‘Oh, Kosova’. Nuk mbrohet nga Serbia, por duke shkuar atje poshtë. Nuk do të ketë kurrë një referendum të ri dhe ju duhet të pranoni gjërat ashtu siç janë”, tha Vujoviç, i cili aktualisht udhëheq kombëtaren sllovene.

Lexo po ashtu Ministri Gashi: Anulimi i ndeshjes Serbi – Kosovë, dështim i autoriteteve serbe për siguri

Ndryshe, Kosova pritet të triumfojë me rezultat zyrtar 20:00 kundër Serbisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version