Site icon Telegrafi

Trajneri i Izraelit, Herzog: E njohim forcën tonë, do të japim më të mirën ndaj Shqipërisë

Andreas Herzog (Foto: YouTube/Top Channel Albania)

Izraeli kthehet të luajë në Elbasan Arena ndaj Kombëtares shqiptare, këtë radhë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Edhe pse në kualifikueset e Kampionatit Botëror, izraelitët fituan me rezultat 3-0 në këtë stadium, në fund të kualifikueseve ishte Kombëtarja kuqezi ajo që pati klasifikimin më të mirë në grup.

Për trajnerin e Izraelit, Andreas Herzog, i cili ndaj skuadrës sonë përfaqësuese ka përvojën e tij të parë si trajner në nivele të tilla të futbollit, tashmë skuadra e Izraelit do të nisë një kapitull të ri.

“Kualifikueset e fundit janë lënë pas. Jemi në një cikël të ri. Liga e Kombeve është një kompeticion i ri dhe një shans i madh për çdo skuadër për t’u kualifikuar”.

Lexo po ashtu Lajmet për Kombëtaren kuqezi

“Shpresojmë që të përfitojmë në maksimum. Por tani kemi ndeshjen kundër Shqipërisë. Ka në përbërje disa lojtarë të rinj, kështu që na duhet të shohim se si do të luajmë, por ne e njohim forcën tonë”, ka deklaruar Herzog, citon Top Channel.

Kapiteni i Izraelit, Bibras Natkho, deklaroi se lojtarët do ta dëgjojnë për çdo gjë Herzogun për ta fituar këtë ndeshje.

“Jemi të përgatitur dhe do të bëjmë atë çfarë do të na thotë trajneri. Do të gjejmë pikat e dobëta të futbollistëve shqiptarë dhe aty do të punojmë shumë. Shpresojmë që të fitojmë”, është shprehur ai.

Exit mobile version