Site icon Telegrafi

Trajneri i Gjilanit thotë se qëllimi i tyre është vendi i tretë

Gjilani shënoi fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Drenicës në kuadër të javë së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani ka deklaruar se nuk ishin në tempon e tyre, ndërsa qëllimi është që të blindojnë vendin e tretë në tabelë.

“U thash lojtarëve që në plan të parë duhet të jetë eksperienca, pasi kemi qenë të lodhur nga përballja me Llapin”, ka deklarua ai për ArtSport.

Lexo po ashtu Gjilani fiton minimalisht në shtëpi ndaj Drenicës

“Edhe festa e Bajramit e ka shtuar lodhjen, sepse shumica jemi mysliman. Ishim të kujdesshëm prapa, por ishim edhe shumë konkret para portës së Drenicës”.

“U mbrojtëm mirë me gjithë skuadrën për të arritur objektivin. Këto tre pikë janë të vlefshme për pozitën e tretë. Jam i kënaqur me futbollistët”.

“Po punojmë për ta mbyllur në vendin e tretë këtë edicion. Shpresojmë të jemi më komplet për ndeshjet e ardhshme”.

“Falënderojmë edhe shikuesit që mbajtën fjalën dhe na përkrahën njëjtë siç bën edhe ndaj Llapit. Kjo fitore shkon për Shend Kelmendin, i cili pësoi lëndim të rëndë ndaj Llapit”, ka shtuar më tej Ramadani. /Telegrafi/

Exit mobile version