Site icon Telegrafi

Trajneri i Gjilanit thotë se humbja ndaj Ferizajt erdhi si shkak i lodhjes nga ndeshja me Llapin

Gjilani pësoi humbje 2-0 në udhëtim te Ferizaj në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës..

Pas ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani ka thënë se kjo humbje ishte si shkak i lodhjes nga ndeshja me Llapin në kupë.

“Nisëm ndeshjen mirë. E kemi përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë. Por nuk arritëm të shënojmë”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Gjilanit për Art Sport.

Lexo po ashtu Ferizaj shënon fitore komode ndaj Gjilanit - ikën nga zona e kuqe

“Kishim dy raste që nuk i konkretizuam. E dinim që nga goditjet standarde Ferizaj është i rrezikshëm dhe kështu doli në rastin e parë”.

Por edhe pas golit të parë ekipi nuk doli jashtë binarëve. U munduam të rrezikojmë, por nuk arritëm dot. Sot paguam faturën e ndeshjes për Kupë kundër Llapit”.

“U munduam të pushojmë disa futbollistë pasi ishte ngarkesa e madhe ndaj Llapit”.

“Kartoni i kuq i Cales i dha vulë. Nëse ishte i qëllimshëm natyrisht do të ndëshkohet pasi nuk mund ta lë ekipn ashtu”, ka shtuar Ramadani. /Telegrafi/

Exit mobile version