Telegrafi

Trajneri i Gjilanit, Pajaziti: Fitorja ndaj Dritës i dedikohet tifozëve

Sadat Pajaziti ka folur pas fitores së Gjilanit ndaj Dritës në derbin e madh lokal, i cili ishte i vlefshëm për javën e shtatë të Ipko Superligës së Kosovës. 

Gjilani ka arritur të fitojë derbin e parë të sezonit ndaj Dritës me rezultat 1-0 dhe kjo fitore sipas trajneri Pajaziti shkon për tifozët e tyre ‘Skifterat’.

“Është e vërtet që kemi luajtur një ndeshje të madhe ndaj Dritës” , ka thënë fillimisht Pajaziti pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Gjilani vishet kuq, Skifterat fitojnë derbin e zjarrtë lokal ndaj Intelektualëve

“Kjo fitore e jona shkon vetëm për tifozët”.

Koreografia e Skifterave

“Kjo ndeshje nuk luhet as për pikë as për asgjë, vetëm për tifozët”.

“Ka ende kohë se nuk jemi duke e zhvilluar lojën tonë, por kjo fitorja do të na ndihmojë të ecim më tutje”, përfundoi trajneri i Gjilanit.

Tribuna kryesore i takoi tifozëve të Gjilanit

Pas kësaj fitore, Gjilani ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë, po aq sa Flamurtari në të tretin, ndërsa Drita mbetet në zonën e barazhit me vetëm gjashtë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Skifterat luajnë në udhëtim te Flamurtari, ndërsa Intelektualët e presin në shtëpi Trepçën ’89. /Telegrafi/