Sadat Pajaziti ka folur pas fitores së Gjilanit ndaj Dritës në derbin e madh lokal, i cili ishte i vlefshëm për javën e shtatë të Ipko Superligës së Kosovës.
Gjilani ka arritur të fitojë derbin e parë të sezonit ndaj Dritës me rezultat 1-0 dhe kjo fitore sipas trajneri Pajaziti shkon për tifozët e tyre ‘Skifterat’.
“Është e vërtet që kemi luajtur një ndeshje të madhe ndaj Dritës” , ka thënë fillimisht Pajaziti pas ndeshjes.
“Kjo fitore e jona shkon vetëm për tifozët”.
“Kjo ndeshje nuk luhet as për pikë as për asgjë, vetëm për tifozët”.
“Ka ende kohë se nuk jemi duke e zhvilluar lojën tonë, por kjo fitorja do të na ndihmojë të ecim më tutje”, përfundoi trajneri i Gjilanit.
Pas kësaj fitore, Gjilani ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë, po aq sa Flamurtari në të tretin, ndërsa Drita mbetet në zonën e barazhit me vetëm gjashtë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Skifterat luajnë në udhëtim te Flamurtari, ndërsa Intelektualët e presin në shtëpi Trepçën ’89. /Telegrafi/