Site icon Telegrafi

Trajneri i Gjilanit, Mezani: I pafalshëm barazimi ndaj Llapit

Gentjan Mezani ka thënë se barazimi ndaj Llapit në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, është i pafalshëm.

Gjilanasit nuk arritën që në shtëpi të fitonin ndaj llapjanëve, duke arritur që në frymën e fundit të barazonin shifrat në 2-2, për të marrë një pikë.

Mezani deklaroi pas ndeshjes se ata duhej të fitonin këtë takim dhe të qëndronin më afër rivalit lokal në luftë për titull, Dritës, por që dështuan.

Lexo po ashtu Mbyllet ndeshja dramatike: Gjilani dhe Llapi ndajnë pikët në takimin që prodhoi katër gola

“Nuk na falet ky gabim, çdo ndeshje po gabojmë vet. Çdo ndeshje po kemi gabime individuale”, ka thënë trajneri i Gjilanit për Super Sport Kosova.

“Jemi të mërzitur për këto pikë që humbë, por më vonë do ta analizojmë ndeshjen. Sigurisht ka ende loje, janë edhe gjashtë ndeshje apo 18 pikë”.

“Unë kam kërkuar gjatë gjithë kohës që këto ndeshje të japim maksimumin pasi që janë sikurse finale. Një gabim kushton, por gjithsesi ne nuk jemi dorëzuar”, përfundoi Mezani. /Telegrafi/

Exit mobile version