Telegrafi

Trajneri i Gjilanit, Mezani: Kishim shumë raste, por na mungoi saktësia

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani është deklaruar pas barazimit pa gola ndaj Ballkanit në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit kishin disa shanse të mira për të kaluar në epërsi, mirëpo nuk ia dolën t’i konkretizonin ato.

Mezani ka thënë se ata zhvilluan një ndeshje mjaftë të mirë, por dështuan që të shënonin në portën kundërshtare.

Lexo po ashtu Paqe në derbin e Superligës: Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikët

“Ishte lojë e fortë nga të dyja skuadrat. Nuk arritëm t’i shfrytëzojmë rastet që i patëm. Kemi rritur presionin në pjesën e dytë në fushën e Ballkanit por nuk shënuam”, ka thënë ai pas ndeshjes për emisionin “Art Sport”.

Skuadra ka nevojë ende të përmirësohet dhe të komponohet me lojtarët që kanë ardhur. Duhet të jem të kënaqur me lojën por po na mungon goditja para portës”, shtoi më tej Mezani.

Gjilani aktualisht është në vendin e gjashtë me katër pikë, gjersa në javën e katërt do të kenë punë me Drenicën. /Telegrafi/