Telegrafi

Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim shërohet nga coronavirusi

Fatih Terim ka gëzuar të gjithë në Turqi, pasi është shëruar plotësisht nga coronavirusi.

Trajneri i Galatasarayt javë më parë ishte i infektuar nga pandemia botërore, mirëpo ai ka arritur të mposhtë atë.

Në një njoftim nga doktori turk Ferha Ece, bëhet e ditur se Fatih Terim është liruar sot nga spitali.

Lexo po ashtu Trajneri Fatih Terim rezulton pozitiv me coronavirus

Strategu i skuadrës turke ishte testuar edhe një herë mbrëmë për coronavirusin dhe në testet kishte rezultuar negativ.

Ai ishte infektuar me 23 mars me coronavirusi dhe menjëherë ishte shtirë në spital të Stambollit. /Telegrafi/