Telegrafi

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot: Drita luan futboll të mirë, të rrezikshëm në kundërsulme

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot ka folur për ndeshjen ndaj Dritës në Ligën e Konferencës, ku shtoi se nuk do të jetë një mbrëmje e lehtë.

Slot beson se Feyenoord duhet të bëjë punë të mirë nesër në mbrëmje në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës.

“Ata luajnë futboll të mirë. Lojtarët e tyre janë shumë të rrezikshëm , veçanërisht në kundërsulm”, ka thënë fillimisht trajneri që i ka pëlqyer edhe bari në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa është i informuar që është luajtur të martën.

“Fusha dhe stadiumi duken mirë, ata e ujitin barin gjë që është mirë për ne”, shtoi ai.

“Ju mund të luani futboll në pothuajse çdo fushë, por mendoj që stadiumi dhe kushtet e fushës janë të mirë për nesër”, përfundoi Slot.

Ai u ndal edhe tek futbollisti Luis Sinisterra, i cili ishte i lënduar, duke konfirmuar se mund të luajë nesër.

Ndeshja zhvillohet në stadiumi “Fadil Vokrri” ku prezent do të jenë 3,500 tifozë. /Telegrafi/