Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka folur pas fitores ndaj Llapit në derbin e javës në Ipko Superligën e Kosovës.
Feronikeli ka arritur të fitojë ndeshjen derbi të javës së 19-të në Superligën e Kosovës me rezultat 2-0 ndaj Llapit.
Fitorja e drenicasve erdhi falë golave të Mendurim Hotit (30′) dhe Astrit Fazliut (89′), dhe kjo e ka kënaqur trajnerin Ramadani.
“Kjo është një fitore e vlefshme, por ende nuk ka përfunduar asgjë”, ka thënë fillimisht Ramadani pas ndeshjes.
“I urojë futbollistët e mi për lojën e treguar dhe tifozët që në përkrahën tërë ndeshjen”.
“Edhe Llapi zhvilloi një ndeshje më të mirë sot”, përfundoi trajneri i Feronikelit.
Ndryshe, Feronikeli me këtë fitore mban pozitën e parë me 45 pikë apo dy më shumë se Prishtina në vendin e dytë.
Në ndeshjen e radhës, të vlefshme për javën e 20-të, klubi nga Drenasi do të luaj në udhëtim te KEK-u nga Obiliqi. /Telegrafi/