Site icon Telegrafi

Trajneri i Feronikelit: Gjyqtarët duhet të jenë më të fokusuar në lojë

Klodian Duro është ankuar në gjyqtarët pas humbjes që pësoi Feronikeli në javën e 29-të në Superligën e Kosovës.

Ballkani triumfoi në Drenas me rezultat 2-0, duke mbajtur gjallë shpresat për titull, pasi janë vetëm tre pikë mbrapa liderit, Dritës.

Duro tha pas ndeshjes se gjyqtarët duhet të jenë më të fokusuar në takim dhe mos të bëjnë gabime.

Lexo po ashtu Ballkani fiton me rezultat komod në udhëtim te Feronikeli

“Mendoj që kemi bërë një ndeshje të mire, pavarësisht se kemi humbur nga kundërshtari i cili po lufton për titullin kampion dhe ka një skuadër të mirë”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Sigurisht unë mendoj që në pjesën e parë na bllokuan më tepër, nuk them që janë gabime me dashje, por edhe gjyqtarët duhen të jenë më të përqendruar në lojë”.

Lexo po ashtu Pas fitores ndaj Feronikelit, Shkëmbi: Çdo gabim që bëjmë tani, lufta për objektivin bëhet më e vështirë

“Nëse bllokohemi edhe nga faktorët tjerë është shumë e vështirë pastaj që të përballesh dhe të marrësh pikë. Ne jemi Feronikeli dhe nuk jemi klub i vogël”.

“Djemtë dhanë gjithçka në fushën e lojës, nuk dua të flas më gjatë sepse kam edhe mendimet e mija për penalltinë e dhënë dhe disa raste tjera”, shtoi Duro.

Feronikeli tashmë renditet në pozitën e shtatë me 34 pikë të mbledhura dhe kështu që deri në fund të sezonit do të luftoj për t’u larguar nga zona e rrezikshme. /Telegrafi/

Exit mobile version