Telegrafi

Trajneri i Feronikelit, Duro: Treguam vetën, jemi ekip i madh

(Foto: feronikelifc.com)

Feronikeli ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në xhiron e 9-të në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Llapin me rezultat 1-0.

Goli e vetëm në këtë fitore të “Industrialistëve”  e shënoi Yll Hoxha.

Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit, Klodian Duro në intervistë për “Art Sport” deklaratën e tij e koncentroi tek ndeshja dhe tek futbollistët e tij.

“Normalisht që ishte një ndeshje me një rival direkt, e ndeshje të tilla krijojnë edhe tension. Unë mendoj që kemi bërë një nga ato ndeshjet kur ekipet e mëdha tregojnë veten”

“Unë do të uroja futbollistët e mi pasi nuk është e lehtë pas gjithë këtyre ndryshimeve të arrihet tek fitorja”.

Lexo po ashtu Batatina nuk pajtohet me humbjen, akuza ndaj gjyqtarit të ndeshjes

“Unë mendoj që çdo ekip ka nevojë për përmirësim, edhe pse jam i kënaqur me futbollistët që stërvitë”, ka thënë Klodian Duro. /Telegrafi/