Telegrafi

Trajneri i Feronikelit, Duro: Duhet të bëjmë më shumë, jemi në proces të rimarrjes së vetës

(Foto: feronikelifc.com)

Feronikelin kësaj radhe është ndalur nga Besa me barazim (1-1), teksa ka mundur ta humbas edhe gjithë ndeshjen.

Pejanët realizuan përmes Etnik Brutit në minutën e 58-të të ndeshjes, ndërkohë “industrialistët” barazuan në minutën e 71-të, përmes Marko Milickovic.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Feronikelit, Klodian Duro për “Art Sport” deklaroj se këtë ndeshje e kemi marrë si të lehtë, por që i doli shumë vështirë.

“Një nga ato ndeshjet të cilat në pamje të parë duken të lehta, por janë të vështira, për më tepër në situatën në të cilën ndodhemi. Nuk po jemi të qetë në anën psikologjike, pasi që krijojmë shumë, bëjmë volum loje, por nuk arrijmë të realizojmë më lehtësi”.

“Ndërkohë, që e kundërta ndodh tek ne. Kundërshtari në rastin e parë na shënoi gol. Ne jemi në proces e sipër dhe do kohë për ta marrë veten”.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues në Pejë: Besa dhe Feronikeli i ndajnë pikët

“Kemi disa mungesa të rëndësishme, por për këtë arsye jemi këtu. Unë pres akoma më shumë nga të gjithë lojtarët për të bërë diçka më shumë. Do punojmë shumë që në ndeshjet e ardhshme të arrijmë të gjejmë edhe rrugën drejt golit, por edhe të fitoret”, ka thënë Klodian Duro. /Telegrafi/