Site icon Telegrafi

Trajneri i Feronikelit ’74: Tentuam të bëjmë lojë të hapur ndaj Ballkanit, ishte një fytyrë tjetër

Xhengis Rexhepi është shprehur i kënaqur me lojën që ka zhvilluar Feronikeli ’74, përkundër humbjes 2-0 ndaj Ballkanit.

Trajneri i skuadrës nga Drenasi deklaroi se ata kishin një fytyrë tjetër në këtë takim, duke tentuar të bëjnë lojë të hapur.

“Dua t’i përgëzoj drejtuesit e Ballkanit, trajnerin Ilir Daja, lojtarët për suksesin në Evropë”, ka thënë fillimisht Rexhepi për ArtSport.

Lexo po ashtu Daja i kënaqur me lojën që shfaqi Ballkani ndaj Feronikelit '74

“Kemi nisur me dy ndeshje si mysafir. Ndaj Prishtinës kemi mbetur herët me një lojtar më pak në fushë dhe nuk është se kishim paraqitje të mirë”.

“Sot ishte një fytyrë tjetër. Kemi luajtur ndeshje shumë të mirë. Nuk është e lehtë të arrish me 3-4 pozicione për gol ndaj Ballkanit”.

“Ballkani ka një formë të mirë në Evropë. U munduam të mos e prishim futbollin dhe të luajmë lojë të hapur”, ka potencuar më tej trajneri i Niklit. /Telegrafi/

Exit mobile version