Bayern Munich është finalist i edicionit të sivjetmë të Audi Cup, ku pçr trofeun e çmueshëm do të luajë kundër Tottenham Hotspur.
Bavarezët para shikuesve të vetë në stadiumin Allianz Arena shkatërruan skuadrën e Fenerbahçes duke e mposhtur me rezultat 6-1.
Pas takimit ka folur trajneri i ekipit turk, Ersun Yanal, i cili ka pohuar se kjo ishte një ndeshje miqësore dhe se po përpiqen që të krijojnë një ekip të mirë për sezonin e ri.
Ai ndër të tjerash është ndalur te paraqitja e Vedat Muriqit, ku ka kritiluar tërthorazi lojtarët që nuk e kanë shërbye me topa prizrenasin.
“Vedati ka pasur një paraqitje të mirë, por nuk ka marrë shumë topa para golit të kundërshtarit. Në një rast të krijuar, Muriqi ishte afër të shënimit të një goli”, tha trajneri 57-vjeçar.
Ndryshe, sulmuesi deri më tani është paraqitur në pesë ndeshje miqësore me Fenerin dhe ka shënuar tri gola që nga transferimi me Rizesporin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Vc7E-dmmUnM