Telegrafi

Trajneri Fatih Terimit shtrohet në spital, Galatasaray vjen me deklaratë për shëndetin e tij

 Galatasaray ka bërë të ditur se trajneri i tyre, Fatih Terim, është transferuar në spital për shkak të një problemi me traktin gastrointestinal.

Në deklaratën e bërë nga klubi verdhekuqe, thuhet se Fatih Terim ka pasur probleme me traktin gastrointestinal në tri ditët e fundit.

Mësohet se Fatih Terim në 24 orët e fundit i është nënshtruar kontrolleve dhe analizave të ndryshme në Stamboll, ndërsa sot ka nisur stërvitjen në krye të skuadrës pasi ka marrë leje të posaçme nga mjekët.

Në deklaratë thuhet se 68-vjeçari është vëzhguar sërish në spital pas stërvitjes dhe është ndjekur me kujdes gjendja e tij.

Klubi ka cekur që sa më shpejtë që të merren rezultatet aq më shpejt publiku do të mësojë për gjendjen e tij. /Telegrafi/