Fabio Coentrao vite më parë ishte ndër mbrojtësit e majtë më të mirë në Evropë.
Por tani nuk është duke i shkuar aq mirë karriera tek skuadra e tij Sporting Lisbona.
Sporting ishte mysafir i Setubal në javën e 19-të në elitën e futbollit portugez.
Skuadra nga kryeqyteti i Portugalisë ishte duke udhëhequr 0-1 deri në minutën e 94 kur Jeremy Mathieu shkaktoi penallti.
Vendasit barazuan në 1-1 dhe vetëm pas një minute trajneri i Sportingut, Jorge Jesus e zëvendësoi Coentraon.
Jesus e bëri këtë gjë pasi Coentrao nuk pati paraqitje të mirë dhe në fund u ndëshkua me karton të verdhë pas ankesave të mëdha te gjyqtari.
Kjo gjë nuk i pëlqeu fare futbollistit të Real Madridit i cili u ndje i turpëruar dhe e lëshoi fushën me lot në sy.
Me të mbërritur në bankën rezervë, ai ka filluar të qajë me të madhe dhe e ka demoluar atë nga inati.
Mbetet të shihet nëse klubi portugez do ta dënoj 29-vjeçarin për sjelljet e tij.
Pas barazimit ndaj Setubal, Sportingu tani ka mbetur në pozitën e dytë në tabelë me 47 pikë një më pak se Porto në pozitën e parë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JjGavUNYAwU