Site icon Telegrafi

Trajneri Driton Kuka ka një apel pas vërshimeve në Pejë

Trajneri i xhudos Driton Kuka ka shpërndarë pamje pas vërshimeve të fundit në Pejë.

Kuka po ashtu u ka bërë apel ekipeve të emergjencës që t’i ndihmojnë qytetarët që kanë nevojë.

“Pamje apokaliptike nga qyteti i Pejës! Mbrëmë qyteti ynë u trondit nga një kohë e cila shumë lagje i ka sjell në gjendjen çfarë po shihni në foto! Që të jetë gjendja edhe më e trishtë një nënë e re me fëmijën e saj 5 vjeçar u gëlltit pamëshirshëm në lagjen tonë duke i bërë këto vërshime me dhembje për të gjithë ne”, shkruan Kuka.

Ai ka shtuar se shumë lagje, mëngjesin e sotëm janë duke u përballur me mungesë të ujit, rrymës e shumë probleme tjera.

“Apel ekipeve të emergjencës që me urgjencë të fillojnë qysh sot të u vijnë në ndihmë qytetarëve kudo që vërshimet kanë depërtuar. Përndryshe shumë lagje po përballen me shumë probleme dhe koha nuk pret, sot s’po shoh ende asnjë lëvizje ende përkundër që është mëngjes i hershem. Peja ka nevojë urgjente që të rimëkëmbet, shumë lagje janë sot në mëngjes duke u përball me mungesa nga më të ndryshmet, rrymë, ujë e shumë probleme tjera”, përfundon ai.

Lexo po ashtu Nënë e bir humbin jetën dhe lëndohen dy persona – çfarë dihet deri më tani për vërshimet në Pejë?

Në Pejë janë shënuar dy viktima dhe janë lënduar po ashtu dy qytetarë si pasojë e vërshimeve që kanë ndodhur gjatë ditës së shtunë. /Telegrafi/

Exit mobile version