Drita e mori vetëm një pikë në udhëtim te Dukagjini në kuadër të javës së 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 0-0.
Trajneri i skuadrës nga Gjilani, Arim Thaçi ka thënë se ai është i kënaqur me lojën e treguar, por jo edhe me rezultatin.
“Jam i kënaqur me lojën por jo me rezultatin. Rastet më të mira i patëm në pjesën e parë, nuk i shfrytëzuam”, ka thënë fillimisht ai për ArtSport.
“Ky është ndonjëherë futbolli. Ne e kemi ditur se do ta kemi të vështirë. Dukagjini ka lojtarë me eksperiencë që e menaxhojnë rezultatin”.
“Nuk arritëm t’i marrim pikët e plota dhe duhet të luftojmë deri në fund për një gjë të tillë”.
“Sezoni pranveror ka synimet e qarta, secila skuadër organizohet dhe dallon nga sezoni vjeshtor. Ndryshimet që i ka bërë Prishtina kanë ndikuar sepse ka marrë rezultate pozitive. Ne e respektojmë kundërshtarin”, shtoi më tej Thaçi. /Telegrafi/