Site icon Telegrafi

Trajneri i Dritës, Nuhiu: Merituam fitoren, luajtëm më mirë se Gjilani

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, foli pas barazimit 0-0 ndaj Gjilanit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të për IPKO Superligën e Kosovës.

Sipas timonierit të Intelektualëve skuadra e tij luajti dukshëm më mirë, posaçërisht në pjesën e dytë dhe kështu merituan pikët e plota.

“Në pjesën e parë nuk ishim shumë të rrezikshëm, por duke parë pjesën e dytë merituam fitoren, bëmë gjithçka për të shënuar, por ishte çështje fati”.

“Mendoj se ne luajtëm më mirë dhe kishim gjatë gjithë kohës kontrollin e lojës”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.

Pas këtij barazimi Drita vazhdon në vendin e katër me 45 pikë, dhjetë pikë më shumë se Gjilani në pozitën e gjashtë. /Telegrafi/

Exit mobile version