Drita ka barazuar 1-1 me Ballkanin në kuadër të javës së 34-të në Superligën e Kosovës.
Trajneri Ardian Nuhiu ka thënë se do të jetë e vshtirë të luftojnë për titull me Prishtinën për shkak të diferencës në pikë, mirëpo nuk do të dorëzohen deri në fund.
“Lojtarët janë angazhuar kemi pasur punë me një kundërshtarët të fort sic është Ballkani. Epiologu real i kësaj ndeshje ishte barazimi pasi kemi pasur raste të dyja ekipet mundësi ta fitonin ndeshjen”, ka thënë strategu i Dritës pas ndeshjes për Art Sport.
“E kemi përgatitur ekipin për ta fituar ndeshjen por e kemi ditur edhe cilësitë të cilat i ka Ballkani. Kemi pasur disa raste të cilat po të ishim më të kujdesshëm mund të realizonim. Ka qenë një kampionat shumë i fort dhe të luftuar nga tri skuadrat që kërkonin titullin”.
“Duhet të përgatitemi për të fituar kemi ngecur me pikë dhe nuk kemi ndeshje për të rikuperuar dhe do të japim maksimumin”, përfundoi Nuhiu.
Në xhiron e radhës Drita luan në udhëtim te Drenica, ndërkohë xhiron e fundit e pret Arbërinë. /Telegrafi/