Telegrafi

Trajneri i Drenicës ndjen keqardhje që klubi ra për herë të parë nga Superliga e Kosovës

Drenica është përshëndetur për herë të parë me Superligën e Kosovës dhe nga edicioni i ri do të luajë në Ligën e Parë, pas humbjes 3-1 nga Trepça ’89.

Me të përfunduar ndeshja, trajneri Bledar Devolli ka shprehur keqardhjen për këtë rekord të zi, derisa deklaroi se ai do të qëndrojë në krye të skuadrës edhe në edicionin e ri.

“Normal, ndjejmë dhimbje. Nuk na vjen mirë askujt, nga i pari deri te i fundit, por ndodhi”, ka thënë fillimisht Devolli për Art Sport.

Lexo po ashtu Rekord i zi për Drenicën: Bie për herë të parë nga elita e futbollit kosovar me humbjen nga Trepça '89

“Shpresojmë që çdo e keqe e ka një të mirë nga mbrapa. Shpresoj të bëjmë një ekip të mirë dhe organizim të mirë. Edhe drejtuesit janë vënë në lëvizje dhe shpresojmë që çdo gjë të shkojë mirë e të kthehemi sa më shpejtë në Superligë”.

“Në janar na u vështirësuan punët shumë. Kam ardhur te Drenica dhe vetëm në ndeshjen e parë me Ferizajn ishim të plotë në formacion”.

“Pas ndeshjes me Ferizajn patëm probleme me shumë dëmtime. Ka pasur shumë probleme, që nga faza përgatitore, ndërsa probleme financiare nuk kemi pasur shumë”.

“Në janar ka pasur merkato të dështuar, nuk janë afruar lojtarë me cilësi për ta nxjerrë skuadrën nga zona ku ishte. Këto kanë qenë problematikat që Drenica ka rënë nga kategoria”, është shprehur më tej trajneri i Drenicës. /Telegrafi/