Telegrafi

Trajneri i Drenicës i lumtur me fitoren ndaj Besës

Drenica e ka marrë fitoren e parë në edicionin 2020/21 në Superligën e Kosovës, pasi fitoi 2-1 ndaj Besës së Pejës.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Fadil Rama, mbeti i kënaqur me pikët e arkëtuara, derisa më së shumti e gëzoi fakti se futbollistët e tij arritën të riktheheshin në lojë pas disavantazhit.

“Bëmë të njejtat gabime sikurse në ndeshjen e parë, por në këtë ndeshje futbollistët treguan karakter dhe arritën të riktheheshin në lojë për ta fituar ndeshjen. Mendoj se ishte një fitore e merituar e skuadrës tonë”, ka thënë fillimisht Rama për “Art Sport”.

Lexo po ashtu Drenica merr fitoren e parë në përballjen me Besën

Më pas tekniku nga Skenderaj foli edhe për sfidën e javës së ardhshme, teksa skuadra e tij udhëton në Drenas për t’u përballur me ‘fqinjët’ e tyre.

“Të gjitha ndeshjet këtë edicion do të jenë të vështira. Edhe pse e kemi kohën e limituar ne do të punojmë shumë që të dalim të pamposhtur nga ndeshja në Drenas ndaj Feronikelit”, përfundoi Rama. /Telegrafi/