Trajneri i Dinamo Zagreb, Nenad Bjelica ka zbuluar se Milani kishte një ofertë më të lartë për Dani Olmon, por transferimi në RB Leipzig “ishte zgjedhja e tij”.
Milani ishte i lidhur me 21-vjeçarin spanjoll dhe u duk afër për të rënë dakord për një marrëveshje me ish-lojtarin e të rinjve të Barcelonës.
Ai përfundoi në RB Leipzig dhe tashmë ka luajtur tre herë në Bundesligën gjermane, duke kontribuar me një asistim.
Ish-trajneri i tij, Bjelica ka zbuluar se Milani ishte afër nënshkrimit të spanjollit, i cili shënoi në debutimin e tij ndërkombëtar.
“Oferta e Milanit për djaloshin ishte më e lartë se ajo e Leipzig. Por, lëvizja në Gjermani ishte zgjedhja e tij”, ka thënë fillimisht Bjelica për Tuttomercatoweb.
“Ai dëshironte që me Leipzig të luante në Ligën e Kampionëve dhe të gjente një projekt ku lojtarët e rinj zhvillohen”.
“Milani nuk ofroi shpërblime, ndryshe nga Leipzig. Dinamo do të marrë 20 për qind nga shitja në të ardhmen. Me bonuse, mund të arrijnë në 50 milionë euro”.
“Sipas mendimit tim, Milani do të ishte zgjidhja ideale. Sepse unë e di se si është futbolli italian. Nëse ai do të kishte shkuar në Milano, ai do të kishte bërë një zgjedhje të shkëlqyeshme. Por ai vendosi të mos shkoj dhe ne e respektojmë atë”, përfundoi trajneri kroat. /Telegrafi/